Zgjedhjet në veri, Kurti: Procesi do të kalojë ashtu siç duhet

schedule22:19 - 16 Prill, 2023

schedule 22:19 - 16 Prill, 2023

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër, Albin Kurti, ka shprehur besimin se procesi zgjedhor në katër komunat në veri të vendit do të kalojë i qetë dhe pa incidente. Kurti ka takuar kandidatët e tij që janë në garë për kryetarë në komunat veriore.

“Kurti si kryeministër ndau besimin e tij që ky proces zgjedhor do të kalojë ashtu siç duhet dhe i ka hije një procesi demokratik, qetë e pa incidente, me pjesëmarrje të lirë e të lartë të qytetarëve në komunat veriore”, njoftoi Lëvizja Vetëvendosje.

Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri Sveçla, ka takuar Erden Atiqin, që sërish kandidon për veriun e Mitrovicës. Flatron Hasanin që kandidon për Zubin Potok. Fetah Pecin që kandidon për Zveçan, dhe Lulzim Hetemin që kandidon për Leposaviç.

Duke u dëshiruar fushatë zgjedhore të mbarë dhe të suksesshme, Kurti thuhet se i ka siguruar katër kandidatët e subjektit të tij për mbështetje të fuqishme për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën e ardhshme me 23 prill/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!