Zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro sot para Gjykatës së Lartë për të vërtetuar fitoren e tij

schedule14:16 - 9 Gusht, 2024

schedule 14:16 - 9 Gusht, 2024

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro do të dalë sot para Gjykatës së Lartë. Për të vërtetuar fitoren e tij, ndërsa opozita këmbëngul se ka prova se ka pasur mashtrime nga qeveria.

Sot është seanca dëgjimore për Maduro.

“Duam paqe, qetësi, prandaj ai bëri apel. Do të kemi dy ditë seanca, janë thirrur të gjithë kandidatët dhe të gjitha partitë dhe tani është radha ime”, tha presidenti duke iu drejtuar mbështetësve të tij.

Të premten e kaluar, më 2 gusht, CNE certifikoi fitoren e Maduro me 52% të votave, por nuk publikoi numërimin e plotë të votave, as procesverbalet e numërimit nga qendrat e votimit, duke argumentuar se sistemet e saj IT ishin hakuar.

Opozita, e cila ka publikuar procesverbalet e veta, të cilat i ka marrë nga agjentët e saj elektoral, Maduro nuk i konsideron të vlefshme, sipas Edmundo Gonzalez Urrutia, i cili duhej të zëvendësonte lideren e opozitës Maria Corina në minutën e fundit.

Opozita dhe vëzhguesit thonë gjithashtu se hakerimi i bërë nga CNE është shpikje e qeverisë, për të mos bërë publike procesverbalet e numërimit. Mbrëmë, në fjalimin e tij para mbështetësve të tij, Presidenti Maduro njoftoi se qasja në platformën X (ish-Twitter) do të pezullohej për dhjetë ditë.

Masa do të hyjë në fuqi nga sot në orën 21:30.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!