Zgjedhjet në Turqi, Reuters: Stambolli dhe kurajo për të ndryshuar

schedule13:00 - 25 Qershor, 2019

schedule 13:00 - 25 Qershor, 2019

Në një analizë të gjatë, agjencia e lajmeve Reuters, vlerëson në se në zgjedhjet e përsëritura vendore të së dielës, në Stamboll fitoi kurajo, kthjelltësia dhe mbi të gjitha dëshira për të ndryshuar

Në një Turqi të ngarkuar me shumë problem, të cilat tejkalojnë kufijtë kombëtarë, në Stamboll fitoi kthjelltësia dhe impulse pozitiv që I dha qeverisjen e qytetit Ekrem Imamollu. Domosdoshmëria për t’iu besuar një force të qetë është e njëjta që shoqëron banorët të cilët çdo ditë dhe në mënyra të ndryshme transferohen në qytet dhe më në fund gjejnë kurajën për të folur për një zgjedhje që e kanë ndërmarrë prej kohësh. Nis në këtë mënyrë analiza e Reuters për zgjedhjet e përsëritura të së dielës në Stamboll. Zgjedhje të cilat i dhanë fitoren opozitës.

Të intervistuarit në rrugët e Stambollit tregojnë se kanë pritur prej vitesh një rezultat të tillë dhe se kanë votuar kandidatin e opozitës sepse shpresojnë për veten e tyre dhe fëmijët një të ardhme më të mirë.

Për disa prej tyre indinjata për ripërsëritjen e zgjedhje, e vendosur nga qeveria, ishte bumerangu që coi në kurorëzimin përfundimtar në metropolin e madh turk  të kandidatit të opozitës, për këtë arsye votuesit shkuan të bindur në qendrat e votimit.

Të tjerë banorë të Stambollit nuk shohin vetëm në lodhjen për Erdogan arsyet e zgjedhjes në kutitë e votimit: një situatë ekonomike pak e favorshme ishte një tjetër motor që shkaktoi pakënaqësi dhe dëshirë për të ndryshuar. Kështu në zgjedhjen për Stambollin ndikoi qëndrimi i Imamollu i cili fitoi votat e qendrës mes konservatorëve të moderuar, vota që partisë së tij i mungonin prej dekadash.

Binali Jëlldërëm, i mbështetur nga presidenti Erdogan, pranoi humbjen menjëherë pas publikimit të të dhënave të para të numërimit të votave, ku kandidati i opozitës ishte qartësisht në krye. Pas 18 ditësh të pranverës së tij si kryebashkiak, e ndërprerë nga ai që u duk si një grusht elektoral, Imamollu do të jetë kryebashkiak i Stambollit për pesë vjet. Janë të shumtë ata që shohin tek ai njeriun që mund të sfidojë Erdogan në zgjedhjet presidenciale të 2023-shit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!