Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një festë të organizuar së fundmi në prag të zgjedhjeve ka prezantuar luftëtarin turk të gjeneratës së 5-të, i cili do të quhet “KAAN” .
Erdogan vetëm pak ditë pas sëmundjes, dëshmoi se është mirë dhe në formë të mirë. Ai së fundmi ka postuar një foto në Twitter ku është veshur me xhaketën e pilotit dhe syze dielli, si një “Tom Cruise” në Top Gun.
Duket se presidentit turk i ka pëlqyer veshja e pilotit dhe për këtë arsye ka ndryshuar foton e profilit, të cilën e ka përdorur në llogaritë e tij në rrjetet sociale për një kohë të gjatë.
Fotoja e re e Erdoganit ka mbledhur më shumë se 140 mijë pëlqime në pak orë./abcnews.al
#YeniProfilResmi pic.twitter.com/dAAkVhp7x7
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) May 1, 2023