Zgjedhjet në Turqi/ Ministri i brendshëm akuzon Biden për grusht shteti

schedule10:35 - 29 Prill, 2023

schedule 10:35 - 29 Prill, 2023

Ministri turk i Brendshëm, Suleyman Soylu, sulmoi drejtpërdrejt Joe Biden, duke akuzuar presidentin amerikan se po përgatit një grusht shteti me zgjedhjet në Turqi për të rrëzuar Rexhep Tajip Erdogan.

Në atë që kuptohet si një përpjekje për të parandaluar një humbje të mundshme të Erdoganit dhe partisë në pushtet AKP në përballjen zgjedhore të mesit të majit, Soylu ka sugjeruar as më shumë e as më pak se Uashingtoni po bllokon planet për të ndryshuar pushtetin në Turqi.

“Po ju them se 14 maji do të jetë përpjekja e tyre për një grusht shteti politik”, tha Shoilou, duke emëruar Biden si përgjegjës.

Duke iu drejtuar anëtarëve të partisë së Erdoganit dhe qytetarëve në lagjen Bayrampasa të Stambollit, Soylu vazhdoi: “Unë nuk po e them këtë. Këtë e tha edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Biden, vite më parë”.

Dhe ai shtoi se “kur të gjitha përpjekjet e tyre dështuan vite më parë, Biden u shpreh se kjo është mënyra e vetme që ata do të jenë në gjendje ta kenë Turqinë nën kontrollin e tyre.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!