Zgjedhjet në Turqi, merr vëmendje votimi i burrit dhe gruas më të gjatë në botë

schedule09:52 - 16 Maj, 2023

schedule 09:52 - 16 Maj, 2023

Sulltan Kosen, i cili mban titullin si njeriu më i gjatë në botë, kreu obligimin e tij qytetar dhe votoi në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën në Turqi.

Ai votoi në lagjen Alibej në Mardin. Për shkak të problemeve që ka me ecjen, ai kërkoi një traktor me rimorkio me ndihmën e të cilit shkoi në qendrën e votimit. “Fat të mbarë për vendin tonë”, tha Kosen pas votimit.

Sulltan Kosen, nga qyteti i Mardinit, është 2 metra e 51 centimetra i gjatë dhe prej 14 vitesh mban titullin e njeriut më të gjatë në botë. Përveç gjatësisë prej 2.51 metrash, Kosen hyri edhe në Librin e Rekordeve Guinness si njeriu me pëllëmbën më të gjatë (27.5 centimetra) dhe shputat më të gjata (36.5 centimetra).

Kosen, i cili ka lindur 41 vjet më parë në fshatin Dede, pranë qytetit turk Mardin, në lindje të vendit, u rrit me shpejtësi pas moshës 9-vjeçare. Po ashtu sot në qytetin turk Karabuk ka votuar edhe turkja, Rumeysa Gelgi, e cila vuan nga sindroma Weaver dhe ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si gruaja më e gjatë në botë me 2.15 metra.

Zyrtarët e Komisionit Zgjedhor në qarkun Safranbolu e çuan kutinë mobile të votimit në lagjen Emek, në shtëpinë Gelgit. Ajo tha se vitet e kaluara ka shkuar në qendrën e votimit për të votuar, por këtë vit ka shfrytëzuar mundësinë e kutisë mobile.

“Ia dua më të mirën vendit tim. Votova, faleminderit”, u shpreh shkurtimisht Gelgi.

Qytetarët e Turqisë votuan në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, duke zgjedhur mes tre kandidatëve presidencialë, 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për parlamentin, i cili ka gjithsej 600 vende.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!