Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Tiranë/ “Kemi shumë kandidatura”, Çupi: Deklaratat e opozitës qesharake, nuk është gati për zgjedhje

schedule13:42 - 30 Shtator, 2025

schedule 13:42 - 30 Shtator, 2025

Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “News Line” në ABC News u shpreh se opozita është në udhëkryq dhe se ende nuk ka asnjë emër, për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.

Ai theksoi se deklaratat e opozitës se “ka shumë kandidatë”, janë tejet qesharake. Ndërsa më tej vlerësoi figurës e kandidatës Ogerta Manastiruliu, duke thënë se është figura e duhur.

“Po përsëritet vitit 2019 kur opozita nuk u përball dhe nuk nxori kandidat. Edhe këtë herë nuk është e gatshme që të gjejë kandidat dhe kjo lë një hapësirë shumë të madhe. Opozita po dëshmon se nuk është gati t’i shërbejë qytetarit dhe nuk është më një opozitë që gjeneron. Por është një opozitë që është në fundit e vajit të kandilit që nuk shkon më tej. Pritet që në zgjedhje të tjera që nuk janë larg, të mund të marrë pjesë fare. Ata dalin në publik pa pasur asnjë kandidat për të thënë ne kemi shumë. Pra “Nuk ka bukë në shtëpi për të ngrënë, por ne jemi të lumtur”. Problemi do thoja është Tirana, pasi ka një kandidate që është provuar në beteja shumë të mëdha… Beteja kundër Covid, u ngrit një shëndetësi e këtij niveli që është…Opozita në 6 muaj pas zgjedhjeve ka pësuar rënie. Dhe nuk ka asgjë më të rëndë që një opozitë sapo ka dalë nga zgjedhjet fillon dhe bie”, tha ndër të tjera Çupi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!