Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se nuk mund të parashikonte se çfarë do të bënte Donald Trump nëse ai rizgjidhet për një mandat të dytë në presidencën amerikane në nëntor, duke shpjeguar se ai nuk e njeh mirë republikanin, por shpresonte se mbështetja e Uashingtonit për vendin e tij nuk do të reduktohet.
“Nuk mund t’ju them se çfarë do të bëjë nëse zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara. Nuk e di”
“Nuk e njoh shumë mirë. Nuk e di. Kam pasur takime me të, kemi pasur takime të mira kur ai ishte president. Por ne nuk e kaluam luftën së bashku”, tha Zelensky gjatë një fjalimi në Institutin Ronald Reagan në Uashington, në margjinat e samitit të NATO-s.
“Nuk mund t’ju them se çfarë do të bëjë nëse është president i Shteteve të Bashkuara. Nuk e di”, këmbënguli Zelensky.
Megjithatë, ai i bëri thirrje lidershipit politik amerikan që të mos “presin” zgjedhjet e nëntorit për të mbështetur vendin e tij.
“Të gjithë presin nëntorin. Amerikanët presin nëntorin, në Europë, në Lindjen e Mesme, në Paqësor, e gjithë bota po pret nëntorin, dhe sinqerisht, presidenti rus Vladimir Putin po pret gjithashtu nëntorin”.
Por “është koha për të dalë nga hija, për të marrë vendime të forta, për të vepruar dhe për të mos pritur nëntorin apo ndonjë muaj tjetër”, këmbënguli presidenti ukrainas.
/abcnews.al