Zgjedhjet në SHBA/ Rihanna thirrje qytetarëve: Votoni! Ja arsyeja pse unë nuk mundem

schedule12:07 - 5 Nëntor, 2024

schedule 12:07 - 5 Nëntor, 2024

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rihanna ka ftuar ndjekësit e saj të votojnë në zgjedhjet presidenciale, ndërsa vetë nuk mundet pasi nuk ka nënshtetësi amerikane.

Ajo postoi një video në Instagram ku shihet e ulur në një makinë duke parë nga dritarja, krahas së cilës ka shkruar: “Unë po përpiqem të shkoj në kutitë e votimit me pasaportën e djalit tim”.

Në mbishkrimin e postimit, ajo theksoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të grave, duke komentuar në mënyrë të theksuar se mbrojtja e të drejtave të grave dhe shkarkimi i atyre që i cenojnë ato, mund të bëhet me një votë.

Rihanna, e cila ka dy djem me A$AP Rocky, u përpoq të nxjerrë në pah rëndësinë e votimit me këtë postim. Edhe pse djemtë e saj janë shtetas amerikanë, ajo vetë ka lindur në Barbados dhe, megjithëse u zhvendos në SHBA në vitin 2005, nuk ka marrë nënshtetësinë amerikane./abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!