“Unë sugjeroj që të votoni për një Kongres Republikan.” Ky është rekomandimi që pronari i Twitter, Elon Musk u ka bërë njerëzve për zgjedhjet e së martës.
Në një postim në Twitter, shefi i ri i rrjetit social ka shkruar:
“Për Votuesit e Pavarur: Fuqia e përbashkët kufizon ekseset më të këqija të të dyja partive, kështu që unë sugjeroj votën për një Kongres Republikan, duke pasur parasysh se Presidenca është Demokratike.”
To independent-minded voters:
Shared power curbs the worst excesses of both parties, therefore I recommend voting for a Republican Congress, given that the Presidency is Democratic.
— Elon Musk (@elonmusk) November 7, 2022
Kujtojmë se politikat e reja të CEO-s së Tesla-s, Elon Musk në Twitter, ka shkaktuar reagime në të gjithë botën pasi ai njoftoi pushime masive nga puna, ndwrsa e ardhmja e platformës së rrjeteve sociale nuk duket e ndritshme.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Volker Turk, nga ana e tij, i bëri thirrje pronarit të ri të Twitter-it që të sigurohet që këto të drejta të respektohen në platformën e mediave sociale në një letër të hapur të bërë publike të shtunën. /abcnews.al/