Presidenti Joe Biden ka mbajtur të mërkurën fjalimin e parë pas përfundimit të procesit të votimit dhe nisjes së numërimit të votave në zgjedhje afatmesme në SHBA. Presidenti amerikan i ka cilësuar zgjedhjet e së martës si një “ditë e mirë për demokracinë dhe një ditë e mirë për SHBA-të.”
“Populli amerikan ka folur, kjo tregon se Demokracia është ajo që jemi,” tha Presidenti. Ai shtoi se zgjedhjet ndodhën “pa shumë ndërhyrje fare ose pa asnjë ndërhyrje”.
Ndërsa pranoi se rezultatet e plota nuk kanë dalë ende, Biden shtoi se “vala gjigante e kuqe” që pritej nuk ndodhi.
“Ndërsa shtypi dhe ekspertët po parashikojnë një valë gjigante të kuqe, kjo nuk ndodhi”, tha ai. “Unë e di që ju u mërzitët disi nga optimizmi im i fiksuar, por unë u ndjeva mirë gjatë gjithë procesit.”
Biden tha se çdo vend i humbur nga partia e tij është një lajm i keq. Por ai vuri në dukje se partia e tij “humbi më pak vende në Dhomën e Përfaqësuesve sesa zgjedhjet e para afatmesme të çdo presidenti demokrat në 40 vitet e fundit”. /abcnews.al/