Zgjedhjet në Serbi/ Projeksionet nxjerrin fituese partinë e Vuçiçit, kryeministrja serbe: Marrim më shumë se 125 deputetë

schedule22:06 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 22:06 - 17 Dhjetor, 2023

Lista “Aleksandar Vuçiç-Serbia nuk duhet të ndalet” fitoi më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare në Serbi, për të cilën votuan 46.6 për qind e votuesve, sipas projeksioneve të para të publikuara.

Koalicioni “Serbia kundër dhunës” renditet e dyta me 23 për qind, më pas vjen lista e Partisë Socialiste të Serbisë dhe Serbisë së Bashkuar, për të cilën kanë votuar shtatë për qind e votuesve.

Në selinë zgjedhore të SNS, Ana Brnabić ishte e para që iu drejtua publikut. “Mirë se vini në festë”, tha Brnabiç, duke përsëritur, siç tha ajo, fjalët e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Vetëm lista jonë do të ketë më shumë se 125 mandate parlamentare”, theksoi kryeministrja serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!