Zgjedhjet në RMV, VMRO-DPMNE: Besojmë në fitore bindëse, LSDM keqpërdori pushtetin

schedule19:43 - 31 Tetor, 2021

schedule 19:43 - 31 Tetor, 2021

VMRO-DPMNE, me mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ka numëruar disa shkelje, që sipas tyre LSDM dhe pushteti i kanë bërë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

 “Ne do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët. Qeveria e Zaevit ka treguar fytyrën e zezë para qytetarëve. Keqpërdorimi i të mirave të qeverisë, si këtë herë nuk është parë. Procesi zgjedhor është dëmtuar. Dje, në heshtje zgjedhore ka pasur blerje të votave dhe prishje të rregullave sipas ligjit për zgjedhje. Gazetarë dhe qytetarë janë penguar dhe janë kërcënuar që të kryejnë obligimin e tyre. Me siguri, mund të them, se do t’i përdorim të gjithë mjetet ligjore. Me përqindjen e madhe të daljes qytetarët dënuan këtë qeveri. Ne besojmë në fitore bindëse edhe pse LSDM ka keqpërdorur pushtetin,” njofton VMRO-DPMNE,

Kujtojmë se në raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut pjesëmarrja ka qenë  48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!