Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në RMV, “Shqiptarët, s’kanë qenë kurrë më të përçarë”/ Minxhozi: Antagonizmi mes partive shqiptare, i dëmshëm

schedule20:35 - 20 Tetor, 2025

schedule 20:35 - 20 Tetor, 2025

Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ‘Real Story’ zhvillimet post zgjedhore në Maqedoninë e Veriut me fitoren e partisë VLEN në zgjedhjet e kësaj të diele. Kësaj force politike iu besua qeverisja në komunat kryesore shqiptare si Tetova, Çairi etj.

Minxhozi tha se shqiptarët në këtë republikë nuk kanë qenë kurrë më të përçarë dhe se antagonizmi mes partive shqiptare është i dëmshëm. Më tej, në analizën e tij Minxhozi tha se ndërhyrja e Kurtit në skenën politike maqedonase krijoi një rreth inatesh mes kandidatit që mbështetej nga Rama.

“Edi Rama ka qenë ekliptik ndaj skenës politike maqedonase. Ka qenë mbartës i një ideje gjysmë romantike.

Ka qenë një vizion i të gjitha qeverive që nuk kanë pasur një qasje proaktive ndaj skenës maqedonase. Mbetet në kufijtë e kontakteve njerëzore sesa në konvergim të ideve poltike. Nuk ka sot një ide të pjekur se çfarë qasje do kemi ne ndaj situatës në RMV. Ardhja e VMRO ka qenë një këmbanë alarmi, krijoi mëdyshje ndaj BE, hodhi hije mbi statusin e shqipes etj.

Edhe në raport me Shqipërinë e shohim në planin A: disa parti luftojnë për pushtet, plani B: një e treta e popullsisë me status kushtetues shtetformues që ndihet jo mirë për të drejtat dhe standartet dhe që papritur sheh që shqiptarët kanë përçarje. Kemi dy parti që luftojnë në mënyrë antagoniste, kjo përçarje me sytë e një shqiptari përjetohet si një gjë e çuditshme sesi shqiptarët me nevojën akute që kanë të jenë një faktor i vetëm, e kanë gjetur luksin dhe kohën që të jenë në një antagonizëm me njëri tjetrin ku ka krijuar hapësira për partitë e mëdha të përfitojnë.

Ndërhyrjet gjysmë ideologjike dhe personale të Kurtit në skenën politike maqedonase vetëm se Ali Ahmeti mbështetet nga Rama, krijohet rrethi i inateve. Dy shtetet e mëdha shqiptare janë sjellë keq. “

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!