Koalicioni shqiptar VLEN në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ka fituar Çairin dhe Tetovën duke mundur thellë koalicionin rival të Ali Ahmetit. Por për më shumë ky koalicion ka dalë forca e dytë në vend me numër komunash të fituara, me një më shumë sesa socialdemokratët verimaqedonas.
Fituesi i komunës së Çairit Izet Mexhiti tha për ‘Ballkan Update’ se kjo komunë ka treguar demokratizim të skenës politike.
“Fitorja që në raundin e parë është festuar dhe mirëpritur që në orët e para të mëngjesit. Edhe pse janë pritur tensione, Çairi ka treguar demokratizim të skenës politike. Osmani e pranoi këtë realitet në dallim nga të tjerët që nuk dalin në konferencë ende.
Decentralizimi është shtylla kryesore e marrëveshjes së Ohrit. Qeveria e tanishme e VLEN diku rreth 1 milairdë euro i ka ndarë për fuqizim të komunave, dhe në zgjedhje u vërtetua që i mbron komunat. Ne do të vazhdojmë me të njëjtën frymë, me buxhete të caktuara që do të sjellin një rritje të standartit jetësor veçanërisht në komunat shqiptare.
Me Kosovë kemi edhe lidhje më emocionale, edhe univeristeti i Prishtines ka qenë qendra e dijes. Nuk shoh asgjë të keqe në bashkëpunimin mes shqiptarëve.”
Më tej, Mexhiti komentoi edhe ‘akuzat’ për ndikimin serb në qeverisjen e VLEN, ku tha se fokus për ta ka qenë fushata dhe se në qeveritë e mëparshme ka pasur përfaqësues të tillë.
“Qe nga nisja e qeverisjes, po mundohen të aludojnë me akuza mbi ndikim serb sepse ka një zv kryeministër serb. Janë partner të partnerit tonë dhe një vit kanë trumbetuar rreth kësaj çështje si diçka e jashtëzakonshme. Ne e kemi lënë sepse jemi fokusuar tek zgjedhjet lokale. Kur nisëm të flasim për ndikimin serb, lobistët kryesor të listës serbe janë Ahmeti dhe BDI.” / abcnews.al /

