Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në RMV, Neziri: Humbja e Ahmetit, koalicionet, zgjodhi strategjinë e gabuar/ Mehmeti: Fitorja e komunave të mëdha, arritje për VLEN

schedule17:48 - 20 Tetor, 2025

schedule 17:48 - 20 Tetor, 2025

Gazetari Xhelal Neziri komentoi për ‘Ballkan Update’ zgjedhjet e mbajtura në Maqedoninë e Veriut ku në komunat kryesore si Cairi dhe Tetova ka fituar koalicioni shqiptar VLEN. Por për më shumë ky koalicion ka dalë forca e dytë në vend me numër komunash të fituara, me një më shumë sesa socialdemokratët verimaqedonas.

Neziri tha se shkak për humbjen e Ali Ahmetit ishte strategjia e gabuar në reformimin e koalicionit. Më tej, gazetari tha se Ahmeti zhgënjeu votuesit duke humbur dhe komunat që llogariteshin si bastione të saja.

“Strategjia e gabuar e Ahmetit kur reformoi koalicionin, bashkoi dy krahët e një partie të përçarë ku më herët ishte një kundërshtar i ashpër i BDI. Ai zhgënjeu votues duke humbur komuna që llogariteshin si bastione të saj Zhelinën, Tetovën, Çairin.”

Analisti Ibrahim Mehmeti tha se këto zgjedhje ishin dydimensionale, së pari në sferën e zgjedhjeve lokale dhe së dyti si një referendum që do të vërtetonte rezultatin e zgjedhjeve të një viti më parë.

“Këto zgjedhje duhet të analizohen ndryshe, nuk ishin thjesht lokale por ishin dy dimensionale. Njëra e ashtëquajtur referendum si një korigjim i asaj që ndodhi në zgjedhjet e kaluara ku VLEN u bë pjesë e qeverisë.

Zgjedhjet lokale u paralajmëruan që do ishin si referendum për të konfirmuar këtë legjitimitet. Nëse i shohim disa nga rezultatet, shohim se aty ka prurje që kanë sjellë fitoren dhe duhet të merren parasysh. Këto komuna janë të rëndësishme dhe janë fitore e madhe e VLEN.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!