Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet, në pritje të dekretit/ Qeveria njofton KQZ për shkarkimin e Veliajt

schedule18:05 - 29 Shtator, 2025

schedule 18:05 - 29 Shtator, 2025

Zgjedhjet e Tiranës do te mbahen. por jo dhe aq para kohe.

Qe ditën e shkarkimit te Veliajt nga qeveria, Sekretari i Përgjithshëm I kryeministrise Engjëll Agaçi ka çuar vendimin për njohje në KQZ. Prej 4 ditësh, letra gjendet ne sirtarin e Celibashit, i cili nuk lëviz për të njoftuar se pas shkarkimit të Veliajt, Tirana është pa kryetar dhe për të shpallur zgjedhjet e reja.

Për Abc News, ai hoqi përgjegjësinë nga vetja.



“Është qeveria ajo që njofton Presidencën. Shkresa që ka ardhur në KQZ thotë njohje. Nuk është njoftim vakance. Është dërguar vendim për njohje, për dijeni.”

Në pritje është Presidenca e Republikës. Zyra e Begajt njoftoi se eshte ende në pritje të njoftimit zyrtar për vakancën në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që Veliaj ka 4 ditë që është shkarkuar.

“Për fat të keq, Presidenti është pjesë fundore e këtij procesi ligjor. Në momentin që unë vihem në dijeni për vakancat e pushtetit local, për zgjedhje të jashtëzakonshme, do të shpall zgjedhjet Brenda detyrimit kushtetues Brenda 48 orëve, dhe afatit 30-45 ditë.

Ndërkohë Begaj nga nju jorku, e bëri të qartë po me 25 shtator, te enjten, se nga e pret sinjalin.

Për këtë duhet të marr njoftimin nga kryeministria, për këto bashki që ka vakancë, brenda 48 orëve duhet ti shpall. Jam i detyruar të zbatoj Kushtetutën.

Kryeministria duket nuk ka derguar shkrese, por vendimin per shkarkimin e veliajt eshte botuar ne fletoren zyrtare. Vete zyra e kryeminstrit thote se nuk ka per momentin asnje koment tjeter, duke lene te kuptohet se njoftimi zyrtar eshte dhene. Por ne ndihme sot, per te shtuar sikletin e presidences, shumices I erdhi nga investimi me I madh politik I saj: Sali berisha.

“Sot e hënë, prisni nga ora 1 kur të dekretojë zgjedhjet e reja, mos ia kanë bërë autostilolaps.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!