Një nëpunës poste në Pensilvani mund të vendosë për fatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ricard Hopkin pretendon se drejtori i postës ku ai punonte kishte urdhëruar për ndryshimin e datës në disa prej votave të ardhura me postë.
Historia e tij duket sikur është shkruar nga skenaristi i “House of Cards”.
Një akuzë e fortë që nëse do të konfirmohej do të kishte pasoja në sfidën kontroverse mes presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe atij në largim Donald Trump.
Menjëherë republikanët e cilësuan të besueshme dëshminë e tij që u regjistrua dhe me një deklaratë ku ai betohej për të thënë të vërtetën. Senatori republikan Graham, e përdori si objekt të një letre dërguar departamentit amerikan të drejtësisë, me anë të së cilës kërkonte hetime federale për çështjen.
Një skenar që do i lejonte republikanëve të shkonin në gjykatën e lartë. Prokurori i përgjithshëm Uilliam Bar ka nisur hetimet dhe i ka dhënë mandat prokurorëve të tij të hetojnë për parregullsi apo manipulime të mundshme në procesin e numërimit të votave.
Dhe presidenti amerikan ka reaguar duke publikuar videon e Hopkins në të cilën ai thekson se nuk do të tërhiqej nga deklaratat e bëra. Trump e cilësoi si një patriot të guximshëm dhe se janë gjithnjë e më shumë njerëzit që po denoncojnë parregullsitë në këto zgjedhje./abcnews.al