Zgjedhjet në Pakistan, ekzekutohet kandidati i pavarur

schedule12:42 - 1 Shkurt, 2024

schedule 12:42 - 1 Shkurt, 2024

Rehan Zeb Khan, një kandidat i pavarur i lidhur me partinë Pakistaneze Tehreek-e-Insaf (PTI) të ish-kryeministrit Imran Khan, u qëllua për vdekje nga persona të armatosur, të cilët hapën zjarr mbi makinën e tij në një treg në Bajaur, provincën Khyber Pakhtunkhwa, sipas CNN.

Si pasojë e sulmit, tre persona të tjerë mbetën të plagosur.

Shteti Islamik Khorasan, ose ISIS-K, mori përgjegjësinë për sulmin.

Është vrasja e dytë e një kandidati në javët e fundit pasi Malik Kaleem Ullah, një kandidat i pavarur për Asamblenë Provinciale të Khyber Pakhtunkhëa, u qëllua për vdekje më 10 janar.

Të shtënat e së mërkurës janë të fundit në një varg sulmesh në të gjithë vendin e Azisë Jugore që synojnë kandidatët politikë dhe partitë përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 8 shkurt.

Gjithashtu të mërkurën, rezidencat dhe zyrat e disa kandidatëve nga Partia Popullore e Pakistanit dhe zyra zgjedhore e Lidhjes Myslimane të Pakistanit u sulmuan në provincën Balochistan, duke plagosur të paktën 15 persona.

Një nga sulmet u mor përsipër nga Ushtria Çlirimtare Baloch, një grup separatist militant. Në përgjigje të dhunës, Komisioni Zgjedhor i Pakistanit (ECP) thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë të enjten për të diskutuar situatën e përkeqësuar të rendit dhe ligjit në dy provincat.

Komisioni Zgjedhor e ka shpallur 8 shkurtin, ditën e zgjedhjeve, një festë publike për 240 milionë banorët e vendit.

Vrasja e së enjtes pason një javë të trazuar në politikën pakistaneze, në të cilën ish-kryeministri Khan u dënua me 14 vjet burg për korrupsion, dënimi i tij i dytë pas të parit, që u dënua me 10 vite për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!