Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Zëdhënësi i KSHZ: Njësia Nr.6 me më shumë votues shqiptarë, më pak se gjysma kanë mundësi të votojnë

schedule15:58 - 7 Maj, 2024

schedule 15:58 - 7 Maj, 2024

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, ku këtë të martë të drejtën e votës e kanë personat e sëmurë dhe të burgosurit.

Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Admir Shabani ka ndarë detaje nga ky proces për gazetaren Linda Karadaku në një lidhje për “News Hour”.

Ai ka thënë se sipas analizave jehona e votuesve shqiptarë që kanë dalë në zgjedhje për të dhënë verdiktin e tyre shkon diku në 40%, pra më pak se gjysma e votuesve shqiptarë që kanë mundësi të votojnë.

Sa i përket njësive zgjedhore, Shabani veçoi njësinë Numër 6 e cila më shumë votues shqiptarë, ndërsa njësitë që kanë më pak janë ato numër tre dhe katër.

“Njësia zgjedhore Numër 6 ka shumicën e votuesve shqiptarë, nuk duhet të lëmë anash njësinë zgjedhore Numër 5, pasi ka një porpocion 50 me 50 të votuesve.

Ndërsa në njësinë zgjedhore Numër 3 dhe 4 ka më pak shqiptarë. Në njësinë zgjedhore numër 6 ku numri i shqiptarëve është shumë i madh, vihet re një ulje të votuesve”.

Sakaq, ai theksoi se nuk ka pasur incidente dhe kategoritë e veçanta si të sëmurët apo të burgosurit kanë votuar pa problem.

“Deri tani nuk ka pasur incidente, ne jemi në kontakt dhe personat e sëmurë dhe të burgosur, pra kategoritë e veçantë kanë votuar. Deri tani nuk është raportuar asnjë incident. Personat e sëmurë votojnë në shtëpinë e tyre dhe shpresoj që nuk do të ketë më incidente”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!