Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Mehmeti: Përfaqësuesit maqedonas nuk kanë vullnet për bashkim me shqiptarët

schedule16:24 - 8 Maj, 2024

schedule 16:24 - 8 Maj, 2024

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë që nga mëngjesi i së mërkurës për t’i zgjedhur presidentin dhe Parlamentin e ri të vendit në zgjedhje të dyfishta. Deri në orën 15:00 pjesëmarrja ka qenë 31,93 përqind.

Analisti Ibrahim Mehmeti në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve është një hap më afër negociatave.

Ndër të tjera ai theksoi se përfaqësuesit maqedonas nuk kanë vullnet bashkimi me shqiptarët.

“Pjesëmarrja është e ulët. Fluksi mund të vijë nga ora 5 e pasdites. Në raundin e parë të zgjedhjeve pjesëmarrja ishte rreth 47 përqind, ndërsa për sot pritej më e lartë. Besoj se deri në orën 19:00 do të këtë pjesëmarrje. Rreth 50% do të jetë e pritur. Numri i votuesve të regjistruar në Maqedoninë është më e lartë se numri i banorëve dhe kjo bën që përqind-ja të duket më e vogël.

Këto zgjedhje janë më të veçanta se zgjedhjet e kaluar. Rezultati i zgjedhjeve është një hap më afër negociatave drejt BE-së. Unë shpresoj të ketë një zgjedhje pozitive, por negociatat varen edhe nga partitë shqiptare.

Njerëzit presin një qëndrim më të fortë nga shqiptarët. Shqiptarët nuk mund ti votojnë vetë ndryshimet kushtetuese. Duket se blloku opozitar maqedonas i ka votat. Roli i dy blloqeve shqiptare do të jetë në test shumë të rëndësishme, shqiptarët janë pro integrimit në BE. Shqiptarët e mbajnë përqind-jen në mbi 50%.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!