Zgjedhjet në Maqedoni, analisti: Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit

schedule23:15 - 22 Shtator, 2021

schedule 23:15 - 22 Shtator, 2021

Emisioni Ballkan

Në Maqedoninë e Veriut pritet që në tetor të mbahen zgjedhjet lokale. Dhe mbahen në një kohë kur ende negociatat me BE-në mbeten të bllokuara për shkak të Bullgarisë.

Anailsti SeladinXhezairi thekson se nuk ka asgjë të re “nga Fronti i Perëndimit”.

“Zyrtarët në Shkup janë në pritje të krijimit të qeverisë në vendin fqinj, në Bullgari dhe tashmë, edhe zyrtarët në Shkup besojnë se do të duhet të bëhet ndonjë zgjidhje plotësuese kompromisi, por që nuk do të rrumbullakohet, nuk do të vihet në jetë pa ndonjë presion ndërkombëtar” tha ai.

Qytetarët pohojnë se niveli i jetesës dhe pagat janë rritur në Maqedoninë e Veriut, por mbetet ende shumë për t’u bërë në punët publike./ Abcnews.al