Zgjedhjet në Malin e Zi/ Shqiptarët të ndarë për presidentin, në balotazh Milo Gjukanoviçi dhe Jakov Milatoviç

schedule16:46 - 2 Prill, 2023

schedule 16:46 - 2 Prill, 2023

Këtë të diele janë hapur vendvotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi. Afro 550 mijë malazezë kanë të drejtë vote deri në orën 20:00 kur edhe mbyllen kutit e votimit.  Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, do të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me Jakov Milatoviç, ish-ministrin e ekonomisë.

Në raundin e parë që u zhvilluan me 19 mars  presidenti aktual dhe kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Gjukanoviç mori 35.37% të votave, ndërsa Milatoviç 28.92%, duke e dërguar vendin në balotazh pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme prej 50% të votave.

Milo Gjukanoviç, 61 vjeç, ka dominuar Malin e Zi si president apo kryeministër për 33 vjet, që nga fillimi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Kundërshtarët e akuzojnë 61- vjecarin dhe partinë e tij Demokratike të Socialistëve të qendrës së majtë për korrupsion dhe lidhje të ngushta  me krimin e organizuar. Gjukanoviç dhe partia e tij i kanë mohuar këto akuza.

Fitorja e tij do të varet  nga mbështetja tradicionale e pakicave, malazezëve që jetojnë jashtë vendit, partive pro-perëndimore dhe atyre që abstenuan në raundin e pare të zgjedhjeve.

Rivali i tij në balotazhin është 37 vjeçari Jakov Milatoviç, ish-ministër i ekonomisë. Kjo parti u themelua në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari ka me pak  se 3 vjet qe ka hyre ne politike, teksa ëshët shprehur dëshirën që do të anëtarësojë Malin e Zi në bashkimin evropian. Megjithëse disa nga partitë që e kanë mbështetur kandidaturën e tij janë pro-ruse.

Ai është zotuar se do të frenojë korrupsionin, të sigurojë standarde më të mira jetese dhe të forcojë marrëdhëniet me Serbinë. Shqiptaret malazezë janë ndarë në dy grupime. Ulqini pritet të mbështesë gjukanovic, të komuna e tuzit rivalin Milatovic.

Fitues në raundin e dytë do të jetë kandidati që do të fitojë numrin më të madh të votave. Mandati i presidentit të vendit është pesë vjet.  Analistët thonë se rezultati i balotazhit pritet të jetë i ngushtë.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga rivendosja e pavarësisë, por kësaj radhe po zhvillohen në një krize institucionale dhe politike, kur dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale u shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare për në qershor./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!