Duket e sigurtë se Milo Gjukanovic dhe kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatovic, do të jenë dy kandidatët që do të kandidojnë për presidencën e Malit të Zi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Projeksionet e para të bazuara në mbi 80% të mostrës së përpunuar nga CDT dhe CeM, Gjukanovic ka rreth 35-36% të votave, ndërsa Milatovic ka rreth 28-29% të votave.
Pas tyre vijnë, Mandic, me 18-19%, Beciç me 11%, Stankovic me më shumë se 3% dhe Danilovic me rreth 1.5%, e i fundit Radulovic me 1%.