Zgjedhjet në Malin e Zi, Nazarko: Gjukanoviç një nga kompromiset e Perëndimit, Shqipëria të jetë më e pranishme

schedule21:54 - 19 Mars, 2023

schedule 21:54 - 19 Mars, 2023

 

Analisti Mentor Nazarko, ka qenë i ftuar në Edicionin Qëndror në ABC, ku ndër të tjera komentoi edhe zgjedhjet për president që janë mbajtur në Malin e Zi.

Ai tha se kandidimi i Milo Gjukanoviç është një nga kompromiset e mëdha që Perëndimi i bën udhëheqësve jetëgjatë ballkanikë.

Nazarko shtoi se do të dëshironte që faktori shqiptar në Malin e Zi të ishte më i pranishëm, ndërsa tha se roli i Tiranës në vendet fqinje tanimë duhet të jetë më i madh.

“Që ta kuptojmë më mirë vlerën e faktorit shqiptar duhet që të kuptojmë kontekstin. Kemi një kandidim të Milo Gjukanovic, dhe ky kandidim është një nga ato kompromiset e mëdha që Perëndimi i bën udhëheqësve jetëgjatë ballkanike, për shkak të politikës së jashtë pro-perëndimore.

Lufta Rusi – Ukrainë i ka dhënë shanse atij për të kandiduar sërish dhe për ta prishur nga pak atë narrativën se perëndimoret në përgjithësi në Ballkan nuk duan politikanë autokratë.

Brenda asaj rozës së kandidatëve, ka dhe kandidatë të tjerë mes të cilëve është Milatoviç që është një figurë në ngritje, pjesë e grupit të teknokratëve.

Afirmimi i kësaj klase teknokratësh, i dha Malit të Zi, figura të reja. Këto zgjedhje nuk janë ashtu siç shihen përciptësisht nga jashtë. Mali i Zi nuk ka një garë mes pro-serbëve apo pro-malazezëve, por është shumëngjyrëshe.

Kur shkon puna te faktori shqiptar, ai nuk ka dëgjuar thirrjet që ka qenë ardhur që kanë divergjente, partia e Gjeloshaj që udhëheq Tuzit nuk ka dhënë direktiva të qarta.

Partia e Abazovic mbështeti Beçiçin dhe është parathënës i një zhvillimi të ri shumë interesant në politikën e Malit të Zi.

Bashkimi i këtyre partive që janë lëvizje qytetare, do të afrojë një koalicion që do të jetë përcaktues.

Shqipëria për hirë të së vërtetës duhet të jetë më e pranishme në ndikimin e votës atje.

Raundi i dytë do të jetë përcaktues, por unë shpresoj që do të kem rastit të flas për rolin e Tiranës në vendet fqinj.

Shqipëria sot është në kulmin e fuqisë ndërkombëtare. Shqipëria do të kishte fuqi  më të madhe nëse do të ndikonte pozitivisht në Malin e Zi, Maqedoni e Kosovë”,  tha Nazarko.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!