Zgjedhjet në Malin e Zi, gazetarja nga Tivari: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme, partitë shqiptare të ndara

schedule19:22 - 2 Prill, 2023

schedule 19:22 - 2 Prill, 2023

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku në një lidhje direkte nga Tivari pasqyroi situatën në Malin e Zi, ku po mbahen zgjedhjet për presidentin e ri mes, Gjukanovic dhe Milatovic.

Karadaku shprehet se dita ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur incidente, ndërsa pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme, ndoshta më e madhja në një palë zgjedhje në Ballkan.

Ajo shtoi se komunat me më pak pjesëmarrja janë ato me shumicë shqiptare, ndërsa theksoi se partitë shqiptare janë të ndara mes dy kandidatëve.

“Dita e zgjedhjeve është e qetë, nuk ka pasur incidente dhe ajo që është e rëndësishme është se pjesëmarrja vazhdon të rritet. Ndoshta do të jenë zgjedhjet në Malin e Zi e Ballkan me pjesëmarrjen me të lartë.

Vendi votimit ku ndodhem tani është një shkollë me emrin “Jugosllavia” dhe këtu ka një rritje me 2% të pjesëmarrësve.

Në po thuajse të komunat ka një rritje, komunat që kanë pjesëmarrje më të ulët, janë komunat me shumicë shqiptare si Tuzi e Ulqini.

Partitë shqiptarë janë ndarë mes dy kandidatëve, Gjukanovic dhe Milatovic,” tha Linda Karadaku.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!