Nga Mali i Zi, Linda Karadaku
“Jemi ne Podgoricë. Mbi 500 mije votues. Kemi intervistuar qytetaret për të pare çfarë kërkojnë. Një pjese e mire presin ndryshim.”
Mirëpo duket se qytetarët janë të ndarë që për ko do të votojnë:
-“Jo për Millon. Kundër Millos. Nuk votojmë për të. I ri, i mencur, me shkollë, ka doktoruar në perëndim, ai i varfri nuk di asnjë gjuhë, duhet kështu. Mjaft me krajl Nikollën, edhe Millo kështu do të qeverisë”.
-“Sepse Gjukanovic është njeri, që si tua them, lider që nuk ka tjetër kush ta drejtojë shtetin përvec tij, sipas mendimit tim”.
-“Të fitojë forcat demokratike, demokracia, për Malin e Zi është një ditë e rëndësishme historike, presim që zoti Millatovic të fitojë bindshëm. Rruga e Malit të Zi është në BE”.
-“Qytetarët po ndjekin nga afër procesin dhe atmosferën e këtyre zgjedhjeve, të cilat i konsiderojnë shumë të rëndësishme për rrugën dhe orientimin që do marrë Mali i Zi”.
-“Për të mirë, po do shohim cfarë dhe si. Të bëhet me mirë”.
-“Zgjedhjet janë kaq të rëndësishme sepse kemi dy palë të polarizuara, që konkurojnë me njëra tjetrën dhe cilado palë që do të fitojë, pritet një ndryshim kursi, nëse Millo Gjukanovic fiton, kemi një drejtim dhe nëse Jakov Millatovic fiton, kemi një tjetër drejtim. Mendoj se është një udhëkryq për Malin e Zi”.
-“Jakov I ri është. Me të rinjtë është bota”.
-“Pres që fitues të jetë ai që ka qenë deri tani president. Malazezët, shqiptarët janë fqinj, kështu duhet të jetë, shkojnë me njëri tjetrin, ashtu qoftë”.
-“Pritshmëria ime është që të fitojë presidenti Gjukanovic. Mendoj se është më mirë për Malin e Zi”.
-“E perbashketa e dy kandidateve eshte rruga europiane e vendit ndersa pikat ku ndahen jane marredheniet me Serbine”./abcnews.al