Të dielën e 27 marsit në Malin e Zi do të zhvillohen zgjedhjet për krijimin e qeverisë së re, ku pritet që në postin e kryeministrit të jetë përfaqësuesi shqiptar Dritan Abazoviç.
Deputeti dhe njëkohësisht kryetari i Forcës së Re Demokratike në Malin e Zi, Genc Nimanbegu në intervistën e tij të dhënë për ABC Live është shprehur se shpreson që zgjedhjet e së dielës janë të rëndësishme sidomos për shqiptarët që jetojnë në Ulqin.
Ai ndër të tjera është shprehur se shpreson që Abazoviç të krijojë një qeveri të re, pasi zhvillimet e fundit dhe agresioni rus në Ukrainë e kanë tensionuar edhe politikën në Malin e Zi.
Sipas tij qeveria e re dhe nëse do të ketë në krye Abazoviç do të jetë e brishtë pasi nuk ka një mbështetje të madhe në popull.
“Janë zgjedhje shumë domethënëse për komunitetin shqiptar në Malin e Zi, pasi Ulqini si është një ndër qytetet në Malin e Zi që ka më shumë institucione të udhëhequra nga shqiptarë. Në këtë periudhën e fundit është treguar përdorimi i shtetit në ndërhyrje në vota, ndërkohë ne shpresojmë që në zgjedhjet e së dielës të marrim një përgjigje pozitive.
Unë do të doja që të jetë fakt i kryer që Abazoviç të krijojë qeverinë e tij, por në disa informacioneve thuhet se janë cënuar marrëdhëniet ndëretnike të Malit të ZI dhe sigurisë dhe nga agresioni në Ukrainë e bën më të vështirë situatën politike. Ditët e fundit kemi reagime nga Gjukanoviç. Një miks i partive që nuk kanë lidhje ideologjike cënon edhe rrugëtimin e interferimit dhe ne jemi një shtet që akoma zyrtarisht nuk kemi miratuar sanksionet ndaj Rusisë.
Abazoviç kishte një përkrahje vetëm 55 dhe është e brishtë dhe qeveria që mund të krijojë, por ne si shqiptarë jemi dhe përkrahim qëllimet e shtetit në rrugëtimin e BE-së.
Ne jemi në troje tona autoktone, dhe Ulqini është dhe qendra me numrin më të madh të shqiptarëve me komunën me numrin më të madh të shqiptarëve të përfaqësuara të Tuzit”, ka thënë ai./abcnews.al