Zgjedhjet në Mal të Zi, Nikollë Camaj: Evropa tani me demokratët dhe pakicat, qeveri e qëndrueshme

schedule16:39 - 12 Qershor, 2023

schedule 16:39 - 12 Qershor, 2023

Kryetari i Partisë Lidhja Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj në një intervistë të dhënë për ABC News ka dhënë detaje në lidhje me koalicionin e ri qeverisës.

Camaj në fjalën e tij është shprehur se këtë mandate qeverisës duket se do të jenë në krye të vendit demokratët në bashkëpunim me pakicat.

Ai ndër të tjera ka thënë se Evropa Tani ishte një shans për të ecur drejt rrugëtimit euroatlantik, dhe për tu shkëputur nga PDS e korrupsionit.

“Qeveri të re pa pakica nuk ka dhe besoj se do të përfshijë të gjithë pakicat. Ne mbështetemi te ajo se çfarë do të sjellë qeveria e re dhe mendoj se pakicat do te jenë patjetër pjesë e qeverisë së re. Kombinimi i Evropa Tani, r demokratëve me pakicat do të jetë më i mirë për rrugën e euroatlantik. Ndërsa kombinimet e tjera sjellin frymën e shkuar, opsioni pro serb nuk do të duhet që të jenë në një qeveri të re pasi e kanë deklaruar hapur dhe qëllimet e tyre, të gjithë gjasat janë që jashtë do të ngelet edhe URA. Opozita do të jetë e fortë, është PDS, janë partitë pro serbe, është URA janë parti shumë të forta”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai humbjen e partive pro serbe e ka cilësuar si një orientim i votës së qytetarëve që janë më të fokusuar tashmë te ekonomia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!