Pas kundërshtimit të vendimin të KQZ nga Lulzim Basha, për t’i dhënë koalicioni “Bashkë Fitojmë” dy komisionerë dhe sekretarin e KZAZ-së, për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 24 shtator për Bashkinë e Kukësit, KAS është mbledhur ditën e sotme dhe ka lënë në fuqi vendimin e Celibashit.
Katër anëtarë të KAS ka qenë pro Partisë së Lirisë dhe vetëm një pro Partisë Demokratike.
Duket se kjo betejë e Bashës nuk kishte të bënte vetëm me Kukësin, por me të ardhmen dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.
Kështu Partia e Lirisë mbetet partia më e madhe opozitare, ndërsa PD-ja e Bashës ngel forcë e dytë e opozitës.
Kjo i reflekton në komisionerë më pak dhe financim më pak.r.t/abcnews.al