Zgjedhjet në Kukës/ Bejko: PD e ka kryetarin, të mbledhë kryesinë. Foltorja e përjashton mundësinë e daljes me një kandidat

schedule13:52 - 24 Gusht, 2023

schedule 13:52 - 24 Gusht, 2023

Anëtar i kryesisë së PD-së, Roland Bejko, në një intervistë për “Tirana Live” me Elisa Gjeranin tha se Foltorja e Sali Berishës e ka përjashtuar mundësinë e daljes me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet në Kukës për sa kohë do të mbajë edhe procesin e Primareve për të dalë me një kandidat.

I pyetur nga gazetarja nëse do të ketë një kandidat nga ana e PD për Kukësin, Bejko tha se partia tashmë e ka një kryetar dhe se i takon atij që të mbledhë kryesinë për të diskutuar për këtë gjë.

“Jo nuk është mbledhur kryesia e PD-së për një vendim të tillë dhe tashmë partia e ka një kryetar. Dhe sipas statutit është kryetari që duhet të thërrasë mbledhjen e kryesisë. Në fakt jemi të angazhuar me përgatitjen e Kuvendit që mbahet më 2 shtator, është një grup prej 7 vetash që merret me hartimin e statutit të partisë që do të prezantohet me 2 shtator pas miratimit në kryesi.

Unë nuk kam informacion të paktën por do të ketë një qëndrim zyrtar të PD për zgjedhjet në Kukës. Ndoshta me aq sa kam ndjekur, është qëndruar në variantin që dega lokale e PD aty me fraksionin tjetër që ndjekin nga pas Berishën, ndoshta mund të gjenin një të përbashkët. Por fakti që Foltorja ka ecur përpara dhe ka shpallur datën e primareve për kandidatin, domethënë se ata se ata e përjashtojnë çështjen e gjetjes së një kompromisi lokal për të dalë me kandidat të përbashkët.

Unë personalisht kam qenë dhe jam, përderisa u ndamë u ndamë, dhe për aq kohë faktori që na ndau është aty, na ndau Berishizmi edhe e shkuara. Akuzat janë të forta për një udhëheqës politik sidomos nga SHBA dhe Britania e Madhe.”, theksoi Bejko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!