Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja e sotme më e ulët se e viteve të kaluara

schedule16:13 - 17 Tetor, 2021

schedule 16:13 - 17 Tetor, 2021

Në krahasim me vitet e kaluara, në zgjedhjet e sotme lokale është parë një pjesëmarrje më e ulët e qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, raporton Gazeta Express.

Derisa sot deri në orën 15:00 në vend kanë votuar rreth 26,8 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote, gjatë vitit të kaluar deri në këtë kohë kishin votuar 32,32 për qind e qytetarëve, gjatë vitit 2019 kishin votuar 29.2 për qind e qytetarëve, ndërsa gjatëvitit 2017 kishin votuar 27,7 për qind e qytetarëve.

Komunat me shumicë serbe prijnë sa i përket numrit të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.

Komuna e Zveçanit radhitet e para me daljen më të madhe të qytetarëve në votime.

56,91 për qind apo 3 mijë e 915 e qytetarëve kanë votuar deri tani në këtë komunë.

Ndërsa, pas saj për numrin më të madh të qytetarëve që kanë dal për të votuar radhitet Mitrovica Veriore me 55,03 për qind apo 9 mijë e 751 qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre.

Sipas Demokracisë në Veprim (DnV), procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!