Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Zgjedhjet në Kosovë, parapërgatitje për vendoret’, Shala: Fituesit real PDK dhe LDK. Kurti, i painteresuar për problemet e Kosovës

schedule17:29 - 10 Nëntor, 2025

schedule 17:29 - 10 Nëntor, 2025

Kosova mbajti këtë të dielë zgjedhjet lokale në 18 komunat e saj të cilat shënuan një proces të qetë dhe demokratik, por në tkurrje në numër komunash për partinë në pushtet ‘Vetëvendosjen’.

Analisti Azdren Shala tha se në aspektin simbolik dhe numerik ka fituar partia Vetëvendosje, ndërsa në aspektin real fituese është PDK dhe LDK. Në tej, Shala tha se për Kurtin më shumë rëndësi ka fitorja e tij dhe se nuk ka asnjë progres nga qeverisja e tij prej disa kohësh.

“Narracioni i partive ka qenë më tepër për tema vendore sesa lokale dhe ka qenë më shumë një parapërgatitje për zgjedhjet e fundmuajit ose të muajit të ardhshëm. Vetëvendosja në aspektin numerik është fituesja, por në aspektin real PDK dhe LDK janë fituese. Në aspektin simbolik ka fituar VV sepse fokusi i tyre ka qenë në Mitrovicën e Veriut, në simbolik është fitues por fitues real janë LDK dhe PDK që qeverisin në komuna me potencial.

Për Kurtin është i rëndësishëm fitorja e vete, nuk ëstë i rëndësishëm të udhëheq. Kurti ka qenë i painteresuar të merret me problemet reale të Kosovës, duke ditur që nuk sigurohen numrat tregon se ka pasur synim të eklispoj temat reale por të merret me çështjet nacionaliste që janë më të rëndësishme për të. Nuk kemi parë asnjë progres nga qeverisja e Kurtit, faturat i paguan qytetari.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!