Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës

schedule12:53 - 12 Prill, 2019

schedule 12:53 - 12 Prill, 2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka kërkuar listës serbe të marrë pjesë në zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës. Por kryetarët e rinj duhet të presin për të dhënë dorëheqjen deri pas takimit të Berlinit në 29 prill.

Lista serbe ka planin e saj për mënyrën se si do të marrë pjesë në zgjedhjet në katër komunat në very të Kosovës. Mediat në Kosovë shkruajnë se menjëherë pasi të fitojnë, kryebashkiakët serbë të sapozgjedhur do të japin sërish dorëheqjen. Sipas “Koha Ditore” kjo është një lojë e re e politikanëve serbë të Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme pasi në nëntor katër kryetarët serbë të komunave në veri dhanë dorëheqjen si pasojë e vendosjes së taksës prej 100 për qind nga Prishtina, ndaj produkteve serbe. Por një arsye tjetër ishte dhe arrestimi i katër serbëve të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.

Përfaqësues të listës serbe të mërkurën u takuan në Beograd me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, dhe pas takimit deklaruan se do të merrnin pjesë në zgjedhje

Vuçiç theksoi se u kishte kërkuar atyre që të mos lejonin shqiptarët të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre, si dhe të prisnin për të dhënë dorëheqjen deri pas takimit në Berlin në 29 dhe 30 prill ku do të flasë me kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin francez Makron. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!