Zgjedhjet në Izrael, vendi i përçarë për sa i përket figurës së Netanjahut

schedule09:10 - 17 Shtator, 2019

schedule 09:10 - 17 Shtator, 2019

Izraelitët votojnë për herë të dytë Brenda vitit, pasi kryeministri në detyrë Netanjau nuk arriti të formonte qeverinë, që në muajin prill kur mori mandatin e tij të katërt radhazi.

Janë hapur qendrat e votimit në Izrael, dhe faktin se këto janë zgjedhje të vështira e vërteton dhe pasioni me të cilin votuesit e parë kanë nxituar të shprehin mbështetjen e tyre që në minutat e para.

Këto janë zgjedhjet e dyta Brenda një viti dhe të gjashtat në shtatë vjet. Kryeministri në largim Netanyahu në muajin prill mori mandatin e tij, të katërtin radhazi, por nuk arriti të krijonte një qeveri pasi i mungoi mbështetja e Avigdor Lieberman, ish ministri i mbrojtjes dhe aktualisht lider i partisë së djathtë Izrael Beitenu.

Sondazhet japin një avantazh të lehtë për “Bardhë e Blu” partinë e bashkëthemeluar të ish komandantit të përgjithshëm të ushtrisë Beni Gantz dhe nga Jair Lapid. Nëse sondazhet do të kenë të drejtë, ky do të ishte fundi politik i Netanjaut sepse Lieberman propozon një koalicion të madh që përjashton Likud dhe të djathtën fetare.

Por nëse Netaniau është kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, një arsye e ka. Dhe deklaratat e tij të fundit për Cisjordaninë mund dhe t’i kenë sjellë një mbështetje të madhe.

Bisedimet për formimin e koalicionit të ri pritet të nisin sa të përfundojnë votimet në orën 22:00 sipas orës lokale dhe të dalin rezultatet e para.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!