Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve në Irak, tregojnë një rikthim të ish-klerikut shiit Moktada al Sadër, si dhe afirmimin politik të ish-njësive paraushtarake, që luftuan kundër Shtetit Islamik.
Në Irak kanë nisur të dalin rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së shtunës, të cilat nxjerrin në vendin e tretë koalicionin e udhëhequr nga kryeministri Haider al Abadi. Kur është numëruar më shumë se gjysma e votave, aleanca nacionaliste mes klerikut shiit Moktada al Sadër dhe disa grupeve laike udhëheq. Grupi ndiqet nga një tjetër bllok i lidhur me njësitë paraushtarake shiite, të mbështetura nga Irani, të cilat luftuan kundër Shtetit Islamik. Dhe në fakt, ato të së shtunës ishin zgjedhjet e para që nga shpallja e fitores kundër fraksionit terrorist më të frikshëm. Rezultatet përfundimtare, që nuk pritet të jenë shumë ndryshe nga ato të pjesshmet, pritet të shkaktojnë një proces të gjatë negociatash për formimin e qeverisë. Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një qeveri gjithëpërfshirëse, që t’u përgjigjet nevojave të të gjithë qytetarëve irakenë. Rreth 5 mijë ushtarë amerikanë ndodhen në Irak për të mbështetur forcat lokale për ruajtjen e sigurisë dhe për të luftuar mbeturinat e ISIS. Të dielën, autoritetet irakene njoftuan marrjen e plotë nën kontroll të 10 nga 19 provincat e Irakut, përfshirë Bagdadin dhe Basran. /abcnews.al