Kandidatët kundër qeverisë në garë për zgjedhjet lokale në Hong Kong kanë marrë pothuajse 90 për qind të votave, thënë ndryshe 396 vende nga 452 në garë duke i dhënë një goditje të fortë guvernatores Keri Lam dhe qeverisë qendrore të Pekinit. Fronti pro Kinës ka humbur më shumë se 240 vende në krahasim me zgjedhjet e 2015-ës. Guvernatorja Lam reagoi duke thënë se do i dëgjonte me përulësi qytetarët.
Ajo theksoi se qeveria e Hong Kong sigurisht që do të dëgjojë mendimet e qytetarëve dhe do të reflektojë me shumë seriozitet.
Edhe ministri i jashtëm kinez reagoi menjëherë duke thënë se Hong Kongu është pjesë integrale e Kinës pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Ai theksosi se çdo përpjekje për të dëmtuar nivelin e zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së qytetit nuk do të ketë sukses./abcnews.al