Zgjedhjet në Himarë, policia garanton procesin/ Në 36 qendrat e votimit, 52 efektivë të angazhuar

schedule18:09 - 3 Gusht, 2024

schedule 18:09 - 3 Gusht, 2024

Të dielën e 4 gushtit, qytetarët e Himarës do t’i drejtohen kutive të votimit për tëz gjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

Policia e Himarës ka njoftuar masat në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. I gjithë personeli policor i angazhuar me detyra gjatë procesit zgjedhor është i trajnuar për detyrat që ka dhe që kryen Policia e Shtetit gjatë procesit zgjedhor.

KQZ-ja ka miratuar listën e  punonjësve të Policisë që do të angazhohen në procesin zgjedhor. Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit.

Policia apelon qytetarët dhe subjektet e përfshira në zgjedhje që të respektojën të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera.

Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e drejtuesit të pushtetit lokal të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt.

Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!