Zgjedhjet në Himarë/ Klosi: Jemi optimist, Tavo ka një njohje të thellë të kësaj zone, fushata po vijon e qetë

schedule21:27 - 25 Korrik, 2024

schedule 21:27 - 25 Korrik, 2024

Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka folur për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024.

Në një lidhje me Skype për emisionin “360 Gradë”, ai ka thënë se janë optimist, pasi kandidati i PS, Vangjel Tavo ka një njohje të thellë të asaj zone, sepse ka qenë dhe deputet.

Sipas Klosit, fushata po vijon e qetë dhe nuk ka tone të ngritura.

“Forcat politike janë pozicionuar, ne jemi gjithmonë në aleancë me qytetarët. Kundërshtarët tanë janë bërë së bashku për të na mundur dhe kësaj radhe, shpresoj shumë që rezultati të jetë pozitiv për kandidatin tonë Tavo dhe kjo nuk është diçka që partitë mund të negociojnë t’ia lënë njërit apo tjetrit. Po garojnë, po bëhet fushata dhe të shohim si do të shkojë rezultati në pak ditë.

Optimisti padyshim është maksimal. Ka disa faktor që ndikojnë në këtë rezultat pozitiv. E para, është një mobilizim i strukturave tona partiake. Kandidati Tavo vjen me një njohje të thellë të kësaj zone, pasi ka qene deputetë në këto zona. Nuk mbart mbi vete problematika në territor.

Nuk është vetëm Himara, janë tre njësi që e bëjnë bashkinë, zona e Labërisë, fshatrat e asaj zone. Zona e Borshit, Lukovës dhe Himara është në qendër. Kjo zonë ka simbol të fortë për të pasur përfaqësues të këtij komuniteti dhe një urë lidhëse të dy shteteve tona. Tavo vjen në këtë garim si përfaqësues i shqiptarëve. Fushata po bëhet shumë e qetë dhe nuk ka asnjë ton të ngritur, shpresoj të shkojë kështu. Prandaj, ndihem mirë dhe që rezultatet të jenë pozitive”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!