Përpjekjet e dështuara të Sali Berishës për të qenë në krye të koalicionit opozitar të 14 majit, do të mund të plotësohen tani.
Kjo e drejtë i lind pas vendimit të Apelit, që i dha Logon dhe Vulën e Partisë Demokratike.
Këtë të hënë Berisha bëri përjashtim nga rregulli dhe nuk priti limitin e aftit, orën 16:00, për të dorëzuar pranë KQZ-së kërkesën për të regjistruar PD-në, për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit për kryebashkiak të Himarës.
Partia Socialiste ka qenë ndër të parat që e kanë bërë këtë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që në 4 gushtit garon me Vangjel Tavon, të zyrtarizuar që në fillim të korrikut.
Më 14 maj ishte Ilir Meta varka shpëtuese e kandidatëve të Sali Berishës për zgjedhjet, por këtë herë herë Partia Demokratike do të jetë udhëheqësja e koalicionit opozitar, që garon me emrin e Petro Gjikurisë.
Këtë herë koalicioni opozitar do të jetë dhe më i zgjeruar pasi nën të njëjtën emër, “Bashkë Fitojmë” do të grupohen 7 parti opozitare; PBDNJ e Vangjel Dules që kishte të drejtën e zgjedhjes së kandidatit, Partia e Lirisë së Ilir Metës, PDK e Nard Ndokës, Partia Republikane, Balli Kombëtar dhe FRD e Sali Shehut.
Tashmë i takon KQZ të verifikojë dokumentet e partive politike, nëse do të kenë nevojë për informacione shtesë dhe do të jetë vendimmarrja e kryekomisionirit Ilirjan Celibashi që do i bëj zyrtarisht 8 partitë garuese më 4 gusht.
Pas regjistrimit, palët politike kanë afat deri më 24 korrik ora 12:00 për të formalizuar kërkesën për koalicion, kandidatët dorëzojnë dokumentet më 25 korrik, ndërsa fushata zyrtarisht të shtunën e 27 korrikut për t’u lënë kohë 1 javë dy kandidatëve Vangjel Tavo e Petro Gjikuria për të bindur himarjotët për t’i votuar.
PARTITË QË KËRKOJNË REGJISTRIM
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
- Partia Demokratike (PD)
- Partia e Lirisë (PL)
- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
- Partia Republikane (PR)
- Partia Demokristiane (PDK)
- Partia Balli Kombëtar (PBK)
- Fryma Re Demokratike (FRD)
/abcnews.al/