Zgjedhjet në Greqi/ Sulmohet me molotov zyra e PASOK

schedule08:46 - 26 Qershor, 2023

schedule 08:46 - 26 Qershor, 2023

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Greqi. Të dhënat, pas numërimit të 70% të kutive të votimit flasin për një rezultat 40% për partinë konservatore Demokracia e Re, 17.8% për Syriza, 12.23% të votave i ka marrë PASOK, ndërsa partia “Spartanët”, e drejtuar nga një prej anëtarëve të Agimit të Artë ka marrë vetëm 4.72% të votave.

Për këtë rezultat kaq të thellë reagoi dhe vetë kryeministri Mitsotakis, i cili pasi falënderoi grekët për mbështetjen, premtoi se do të punojë me të gjithë forcën për të përmbushur ato që qytetarët kërkojnë.

Ndërkohë që një incident është regjistruar në Athinë, ku persona të armatosur dhe maskuar kanë sulmuar me gurë dhe bomba Molotov partinë e socialistëve të PASOK.

Nga ky sulm nuk ka persona të lënduar. Policia shkoi në vendngjarje dhe situate është vënë në kontroll.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!