Zgjedhjet në FSHF, reagon Veliaj: Nesër do të bëjmë dy kallëzime penale

schedule20:08 - 24 Janar, 2022

schedule 20:08 - 24 Janar, 2022

Pas përfundimit të zgjedhjeve në FSHF, për kreun e Shoqatës së Futbollit në Tiranë, ku Krenar Alimehmeti u zgjodh me 44 vota pro, Veliaj ka bërë një mbledhje me Presidentë të Shoqatave Sportive të Tiranës.

Ai u shpreh se nesër do të bëhen dy kallëzime, një për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së dhe një për sekretarin e shoqatës, pasi sipas tij kjo çështje nuk mund të lihet me kaq, duke paralajmëruar edhe burg për personat që kanë bërë falsifikime.

Meqë kishte shumë nga ata që u skandalizuan me atë që u thanë një grup çunash duket qarte që ai nuk loz futboll, dhe kërkoj ndjesë për këdo që është ofenduar, por nuk i heq asnjë presje çfarë do gjëje që kam thënë. Unë flas më rëndë ndaj padrejtësive në TV sesa në një muhabet shokësh. Ku isha unë? Ku erdhën këta alinë. Nesër do bëjmë dy kallëzime, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës. Do i bashkohet vandakut të madh që ka kapur prokuroria. Sot të gjithë zgjedhin zgjedhësit, ndërsa këta zgjedhin zgjedhësit dhe i vënë si vezët te bikerina. Ky është falsifikim. Do të shkojnë në burg! Është e pafalshme! do shkojnë në burg. Kjo është kriminale. Disa njerëz do bëjnë burg për këtë çështje. Kjo është arsyeja që jemi mbledhur sot. Shoh që kemi më shumë se 20 shoqata prezente”, tha Veliaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!