Ndërsa koalicioni i krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor (NFP) po përpiqet ende të bie dakord se kë do të emërojë si kryeministër të ri të Francës, socialistët duket se kanë bërë hapin e parë në këtë drejtim.
Kryetari i Partisë Socialiste të Francës, Olivier Faure, ka komentuar formimin e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare dhe ka thënë se NFP do të propozojë zgjidhjen më të mirë.
“Për sa më përket mua, unë jam gati të marr atë pozicion. Sigurisht, ne do ta bëjmë këtë vetëm në dialog me partnerët”, tha Faure.
Ai theksoi se dialogu është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
“Nuk mund të ketë pretendime për hegjemoninë, asnjë dëshirë për t’u imponuar të tjerëve, pa asnjë dialog. Fronti i ri popullor do të funksionojë vetëm me një kusht – që të dijë të veprojë me konsensus,” shtoi Faure.