Zgjedhjet në Francë, Burimi: Le Pen u tregua pasive në debat

schedule21:39 - 21 Prill, 2022

schedule 21:39 - 21 Prill, 2022

Analisti politik, Genc Burimi, i cili jeton në Francë, ka komentuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, debatin e mbrëmshëm mes presidentit francez Emanuel Macron dhe kandidates Marine Le Pen.

Sipas Burimit ajo që u vu re ishte se edhe pse temat që ishin në diskutim ishin në favorit të Le Pen, ajo nuk arriti të japë më të mirën, pasi shesh ishte në mbrojtje.

Në analizën e tij Burimi theksoi se Le Pen kishte shumë për të folur, por ajo u tregua mjaft pasive.

Pjesë nga diskutimi:

Burimi: Në radhë të parë debati i mbrëmshëm që vazhdoi gjatë për gati 3 orë, la shumë persona të frustruar, jo vetëm ata që janë simpatizantë që janë votues të Le Pen, nuk e prisnin të ishin në atë pikë pasive. Le Penin e gjetën në fund të fushës nuk shkoi asnjëherë në rrjetë. Plus fati i keq kur bënë atë shortin ku është fusha blerëse, kjo nuk është pika e saj, po të ishte emigracioni do të ishte më mirë për Le Pen. Për fuqinë blerëse Le Pen kishte një rast të artë për të bërë lidhje me jelek verdhët, nuk e di pse në çdo temë ajo ishte në pozicion mbrojtës, ishte vërtetë shumë pasive.

Xhafo: Në krahasim në 2017-n më mirë apo më keq?

Burimi: Në 2017-n ishte më agresive, por humbi se tha do dal nga euro. Të gjitha temat ishin në avantazh të Le Pen, por mënyra se si ajo i mbrojti ishin difektoze.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!