Qytetarët në Bosnje e Hercegovinë votojnë sot për zgjedhjen e 3 liderëve të presidencës prej 3 anëtarësh. Më konkretisht do të zgjidhet një president nga komuniteti kroat, një nga ai bosnjak dhe një nga ai serb.
Gjithashtu votohet edhe për zgjedhjet parlamentare dhe këshillat komunalë. Vendvotimet u hapën pa probleme në mëngjes dhe mbyllen në orën 19:00. Vlen të theksohet se fushata zgjedhore është fokusuar më shumë në ndarjet e thella etnike se sa në problemet ekonomike dhe korrupsionin e përhapur në këtë vend ballkanik.
Komisioni Qëndror Zgjedhor ka njoftuar se pjesëmarrja është e dobët në këto votime. Gjithashtu thekson se nuk janë regjistruar incidente të mëdha./abcnews.al

