Kreu i KQZ ka raportuar për dy problematike të regjistruara gjatë procesit zgjedhor në Cërrik dhe Vlorë, për të cilat tha se po kryhen të gjitha verifikimet nga KQZ.
“Nga informacionet nga terreni nuk rezulton të ketë problematika sinjifikative. Është raportuar vetëm për dy problematika një në Cërrik një në Vlorë. Në Cërrik po verifikojmë nëse ka qenë vëzhgues apo qytetar, ende s mund të flasim me siguri.
Në Vlorë, në një qendër votimi ka patur një diskutim mes kryetares dhe operatorit të qendrës së votimit lidhur me procedurat e identifikimit. Po verifikojmë për të dy rastet.” -tha ai.
Ndërsa komentoi pjesëmarrjen në zgjedhje, Celibashi tha se të rinjtë duken të jenë të painteresuar në proces, një trend ky sipas tij europian.
“Pjesëmarrja sipas grupmoshave, vijon të kenë përqindjen më të madhe grup mosh mbi 65 vjec.
Nëse do gjenden votues, pas orës 18:00 komisioni do të lejojë vetëm ata votues që do të evidentohen, askush tjetër pas kësaj ore nuk do të lejohet. Pjesëmarrja e ulët e të rinjve, 18-24 vjec, është një trend edhe në vende të tjera. Nuk kanë interes të madh për të qenë të aktivizuar në procese politike, mesa duket edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend europian. Edhe partitë politike vetë, apo organizata të shoqërisë civile duhet të punojnë më shumë në nxitjen e kësaj grup moshe.” -tha Celibashi./abcnews.al

