“Zgjedhjet më të vështira”, Paloka: Pas 6 Marsit do kuptohet kush janë demokratët e vërtetë

schedule20:03 - 21 Shkurt, 2022

schedule 20:03 - 21 Shkurt, 2022

Për Edi Palokën, anëtar i Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike zgjedhjet e 6 marsit mund të jenë më të vështirat që mund të kenë kaluar.

Ai u shpreh në Radarin Informativ se këto zgjedhje do sjellin fundin e historisë së mashtrimeve dhe manipulimeve dhe do i tregojnë shqiptarëve se kush janë demokratët e vërtetë.

“Këtu mund të jenë zgjedhjet më të vështira që kemi kaluar. Vlera e këtyre zgjedhjeve do jetë sepse do i japë fund historisë së mashtrimeve, manipulimeve.

6 Marsi do i tregojë jo vetëm demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve se kush janë. Ne kemi kërkuar votën. Nga dita e parë i kam thënë Lulzim Bashës, votëbesohu. Ia kam kërkuar kokë më kokë publikisht deri më datën 5 Janar”, tha Paloka.

Ai u shpreh se në kampin tjetër demokrat ka një tentativë për të zhvlerësuar zgjedhjet e 6 Marsit në mënyrë që të justifikojnë një humbje të mundshme në këtë proces zgjedhor.

“Në këtë moment Lulzim Basha ka përsëritur që nga dita e parë që këto zgjedhje janë të parëndësishme. Janë përpjekur t’i nënvlerësojnë zgjedhjet. Ata kanë thënë se nuk kanë rëndësi këto zgjedhje, edhe po humbën Basha nuk do japë dorëheqjen.

Sipas tyre paska qenë Berisha fajtori që humbën zgjedhjet. Amerikën tani e kanë me vete. Çfarë justifikimi do gjejnë. Ata kishin ëndërr që ne të hynim në zgjedhje pa komisioner. Kjo shpresë iu pre me këtë lëvizje që ne bëmë. Pas 6 Marsit demokratët do shohin kush është armiku i vërtetë. Sot rrezikohet pluralizmi në Shqipëri”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!