PRISHTINË- Nga 20 324 të regjistrues për të votuar në përfaqësi diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtën e shfrytëzuan mbi 70 për qind e tyre.
Ishte hera e parë që misionet diplomatike të Kosovës u kthyen në qendra votimi.
Në shumë prej tyre shtetasit jorezidentë që jetojnë në diasporë kanë mundur të votojnë, një ditë përpara datës së zgjedhjeve të përgjithshme, që organizohen në Kosovë.
Sipas KQZ-së, vendvotimet më të frekuentuara janë misionet diplomatike në Gjermani dhe Zvicër.