Zgjedhjet lokale në Turqi dhe shanset e Partisë AKP në rajonet kurde

schedule10:05 - 29 Mars, 2019

schedule 10:05 - 29 Mars, 2019

Në Turqi, Partia në pushtet AKP, me premtimet e saj për përmirësimin e jetesës, shtimin e vendeve të punës dhe rindërtimin e zonave të shkatërruara, po përpiqet të mposhtë partinë kryesore pro-kurde HDP në zgjedhjet lokale të së dielës. Një nga betejat kryesore është Dijarbakiri, qyteti qendror në juglindje të Turqisë, me popullsi kryesisht kurde, qendër e një kryengritjeje të gjatë të separatistëve prej disa dekadash. Korrepondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton:

Në distriktin Baglar të Diyarbakirit, partia në pushtet e Turqisë, AKP, po sfidon në zgjedhjet e së dielës partinë pro-kurde HDP në një prej bastionet të saj elektorale.

Kandidati kryesor i AKP-së, Huseyin Beyoglu po përgatitet për një tjetër ditë të fushatës:

“Njerëzit në Baglar duan shërbime, qetësi, duan punë dhe besojnë se këto do të vijnë vetëm prej zyrtarëve komunalë të Partisë AKP. Ata kërkojnë largimin e Partisë HDP, që për 20 vitet e fundit nuk solli asgjë, veç pakënaqësisë në distriktin e tyre”, thotë Huseyin Beyoglu, kandidati i partisë AKP.

Pjesë të distriktit Dijarbakir u shkatërruan nga luftimet e ashpëra, ndërsa forcat e sigurisë dëbuan separatistët kurdë nga qyteti.

Tani qeveria e partisë AKP është duke dhënë fonde të shumta për rindërtimin e kësaj zone.

Në një kohë që gjatë luftës janë shkatërruar zonat më të varfëra të qytetit, mbetet e paqartë se kush do të jetë në gjendje të përballojë banesat e reja.

Zyrtarë të lartë nga Ankaraja e vizitojnë rregullisht qytetin, për të vlerësuar përparimin para zgjedhjeve të rëndësishme lokale të së dielës.

Partia AKP beson se imazhet e luftimeve pranë atyre të rindërtimit, japin një mesazh fitoreje.

Në rrugët e Baglarit, aktivistët e AKP besojnë se njerëzit janë gati për ndryshim.

“Ata nuk duan t’i rikthehen së shkuarës. Dy vjet më parë qepenët e dyqaneve ishin pothuajse të mbyllura në Baglar, nuk kishte qetësi, kishte vazhdimisht shpërthime me bomba gazi, luftime dhe shumë zhurmë. Nuk kishte paqe, shërbime, punë… ”

Policia mbron aktivistët e AKP-së. Në të kaluarën, pjesa më e madhe e disktriktit ishte një zonë ku nuk lëviznin forcat e sigurisë.

Në bastionin e partisë pro-kurde HDP banojnë rreth 400 mijë njerëz.

Gjatë luftës kundër separatistëve kurdë PKK, forcat e sigurisë i kishin detyruar që të largoheshin nga fshatrat e tyre shumë banorë të cilët jetojnë tani këtu,

Megjithatë, qyteti Beyoglu duket po e mbështet mesazhin e ndryshimit.

“Ne si tregtarë, ishim shumë të pakënaqur: nuk mund t’i hapnim dyqanet, kishte gjithmonë shkatërrime, aksidente; falë Zotit që këta njerëz e ndryshuan gjendjen, prandaj zgjedhja jonë është Partia AKP”, – thotë një pronar dyqani.

Beyoglu është përballë një beteje të vështirë, duke patur parasysh nga njëra anë mbështetjen për Partinë HDP në bastionin e saj Baglar dhe në anën tjetër, zemërimin e banorëve ndaj masave shtypëse të kësaj partie kohët të fundit.

Por duket se qyteti po i var shpresat tek njerëzit që shohin drejt së ardhmes./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!