VMRO DPMNE shpalli fitoren pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut që u mbajtën të dielën e 19 tetorit.
Partia në pushtet do të ketë 34 kryetarë komunash nga 80 gjithsej dhe pret që në raundin e dytë të fitojë dhe 19 të tjera.
Ndërkaq, në komunën e Çashkës është zgjedhur për herë të parë një kryetar shqiptar, Suat Shaqiri.
“Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës”.
“Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, tha zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi.
Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, e udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim, fitoi zgjedhjet për kryetarë komunash edhe në në Gostivar, Likovë, dhe Plasnicë që në raundin e parë.
Sa i përket partive të tjera shqiptare, kandidati i VLEN, Izet Mexhiti, fitoi bindshëm në Çair, ndërsa Bilal Kasami në Tetovë. Po ashtu fitore ka shpallur edhe Daut Beqiri në Haraçinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamed Elmazi në Saraj./abcnews.al

